Kievi akuzon Moskën: Keni marrë me forcë në Rusi mbi 400 mijë ukrainas

schedule21:58 - 24 Mars, 2022

schedule 21:58 - 24 Mars, 2022

Ukraina ka akuzuar Moskën se ka marrë me forcë qindra mijëra civilë nga qytetet e shkatërruara të Ukrainës për ti çuar në Rusi, ku disa mund të përdoren si “peng” për të bërë presion ndaj Kievit që të hequr dorë nga rezistenca, raporton Associated Press :

Zyrtarja ukrainase, Lyudmyla Denisova, tha se 402,000 njerëz, përfshirë 84,000 fëmijë, janë marrë kundër vullnetit të tyre. Kremlini dha numra pothuajse të njëjtë për ata që janë zhvendosur, por tha se qytetarët donin të shkonin me dëshirën e tyre në Rusi.

Rajonet lindore të Ukrainës të kontrolluara nga rebelët janë kryesisht rusishtfolëse dhe shumë njerëz atje kanë mbështetur lidhjet e ngushta me Moskën.
Kievi dhe Moska kanë dhëne deklarata kontradiktore në lidhje me zhvendosjen e qytetarëve në Rusi, nëse ata po zhvendoseshin me dëshirë ose po detyroheshin të shkonin atje.

Gjenerali rus Mikhail Mizintsev tha të enjten se rreth 400,000 personat e evakuuar në Rusi që nga fillimi i aksionit ushtarak ishin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore , ku separatistët pro-Moskës kanë luftuar për kontroll për gati tetë vjet.

Autoritetet ruse thanë se po ofrojnë strehim për të evakuarit. Por guvernatori i rajonit të Donetsk Pavlo Kyrylenko tha se “njerëzit po zhvendosen me forcë në territorin e shtetit agresor”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!