Kiev i përgjigjet grupit Wagner: Soledar është dhe do mbetet gjithmonë ukrainas

schedule12:09 - 11 Janar, 2023

schedule 12:09 - 11 Janar, 2023

Qyteti lindor i Ukrainës Solentar “është dhe do të mbetetgjithmonë ukrainas”, tha në një njoftim ushtria ukrainase.

Njoftimi vjen menjëherë pasi grupi mercenar rus Ëagner tregoi se kontrollon qytetin që ndodhet 15 kilometra nga Bakhmut, një qytet në Ukrainë që forcat ruse janë përpjekur ta pushtojnë që nga vera e kaluar.

“Soledar është dhe do të jetë gjithmonë ukrainas!”, tha ushtria ukrainase në Telegram, duke sqaruar se “nuk është e vërtetë” që shefi i Ëagner Yevgeny Prigozhin ndodhej brenda minierave të kripës të qytetit Soledar, siç pretendohet nga forcat ruse.

Qëllimi i forcave ruse është të rrethojnë Bakhmutin, në një distancë prej rreth dhjetë kilometrash, për të shkëputur  linjat dhe komunikimet e mbrojtjes ukrainase. Nga këndvështrimi i Kremlinit, marja në kontroll e Solentar dhe Bakhmut do të ishte një hap i rëndësishëm për të marrë në kontroll të gjithë Donbasin.

/abcnews.al