Kida thyen heshtjen, flet për herë të parë për lidhjen me Mozzik

schedule11:00 - 7 Korrik, 2020

schedule 11:00 - 7 Korrik, 2020

Para pak ditësh, Kida dhe Mozzik sollën bashkëpunimin e tyre të dytë pas pesë vitesh, që nga publikimi i hitit “Premtimet”. Dyshja solli dy këngë në një të vetme, “Paranoja – Pishmon”, dhe deri më tani ka arritur të marrë më shumë se 6 milion klikime.

Mirëpo, së fundmi është aluduar se dy artistët kanë nisur një lidhje mes tyre, dyshime të cilat u shtuan më shumë pasi ata ndanë në rrjete sociale një foto të kapur dore për dore. Por, ka qenë Kida e cila në një intervistë televizive ka hedhur poshtë këto spekulime. Këngëtarja u shpreh se mes këtyre thashethemeve nuk ka asgjë të vërtetë për një lidhje të mundshme.

‘’E kemi parasysh atë gjë, është normale, ndoshta edhe si pozë, por jo. Mesazhi ynë ka qenë përshkrimi i këngës, e cila ka një temë. Edhe si klip nuk kemi dashur të zhvillojmë vetëm skenë, por të zhvillojmë një ngjarje dhe dhe me treguar diçka interesante dhe ta përshkruajmë këngën më ndryshe. S’ka të vërtetë në këto aludime.”, tha Kida.

LEXO EDHE: Kida dhe Mozzik thyenë çdo parashikim, rekord klikimesh me këngën e re

Ajo gjithashtu foli edhe për raportin me ish-partneren e reperit. “Me të dy njihem prej kohësh, Lorin e njoh pas lidhjes me Mozzik dhe kemi qëndruar bashkë non stop. Nuk kam marrë mesazh nga ajo pas bashkëpunimit me Mozzik, por kemi kontakt”, shtoi këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!