Kida surprizon me pamjen e re, ndjekësit e “kryqëzojnë”: Nuk bëhesh dot si Loredana

schedule16:08 - 18 Gusht, 2020

schedule 16:08 - 18 Gusht, 2020

Kida është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Ajo u rikthye fuqishëm këtë verë me “Paranoja-Pishman”, një bashkëpunim me Mozzik që e renditi në listën e artistëve më të dëgjuar. Përpos suksesit të saj në muzikë, Kida ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me stilin e veçantë që ka.

Ajo ka surprizuar fansat me ndryshimin drastik në look duke u shfaqur krejtësisht bjonde. Së fundmi, këngëtarja e hitit “Deja Vu” ka postuar disa foto në Instagram, e veshur me të zeza duke vënë në pah flokët bjonde. Teksa pozon pranë një makine, Kida ka lënë të kuptohet se po punon për realizimin e klipit të këngës më të re.

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by KIDA (@kida) on

Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet e fansave të cilët përpos komplimenteve të shumta, e kanë lidhur këtë ndryshim të Kidës me këngën e Mozzik “Madonna”, për të cilën thuhet se është një dedikim për ish-partneren e tij, Loredanën. “Flokët e bardha si Madona-dona -dona”, “Don me u bërë si Lori, por nuk mundesh”, kanë qenë disa prej komenteve të ndjekësve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!