Kida s’i rezistoi dot trendit të ri të flokëve dhe duket WOW

schedule16:36 - 23 Shkurt, 2021

schedule 16:36 - 23 Shkurt, 2021

Përpos sukseseve të shumta, Kida ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit për ndryshimet drastike që ka bërë shpeshherë në look. Pasi i ktheu flokët në biond platin, këngëtarja e mirënjohur ka guxuar me nuancat, duke i bërë flokët rozë.

Megjithatë, nuanca e lehtë rozë ishte e përkohshme pasi Kida iu rikthye sërish flokëve bionde. Së fundmi, këngëtarja ka vendosur t’i rikthehet sërish flokëve rozë, por kësaj radhe në një nuancë më të ndezur. Kida ka ndarë me ndjekësit disa foto me flokët rozë të ndezur, duke i lënë fansat pa fjalë.

Ndërkohë, kujtojmë që përsa i përket muzikës, viti që lamë pas ishte tejet i suksesshëm për këngëtaren. Bashkëpunimi me Mozzik, që u kthye në hitin e verës u shoqërua më pas me dy këngë solo. “Edhe Sa” dhe “Drunk”, që u publikua dy muaj më parë, ishin padyshim këngët më të pëlqyera të 2020-ës. /abcnews.al