Kida më ndryshe se asnjëherë, nuk lë vend për imagjinatë

schedule10:00 - 16 Shtator, 2020

schedule 10:00 - 16 Shtator, 2020

Kida është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme të estradës shqiptare. Këngëtarja ka qenë shumë aktive me projekte muzikore këtë verë, të cilat rezultuan mjaft të suksesshëm. Bashkëpunimi me Mozzik dhe kënga që publikoi pak javë më parë me titullin “Edhe Sa”, e renditën artisten në listën e më të dëgjuarave.

Ndërkohë, përpos suksesit në muzikë Kida ka marrë vëmedendjen së fundmi dhe për paraqitjen e saj. Në klipin më të ri, Kida ra në sy dhe me ndryshimin e flokëve në bjonde. Por, ajo ka vendosur sërish të ndryshojë look, duke i kthyer flokët në ngjyrë rozë.

 

View this post on Instagram

 

🤑

A post shared by KIDA (@kida) on

Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto në Instagram ku shfaqet me ngjyrën e re të flokëve, por gjithashtu tërheq vëmendje dhe me dekoltenë e hapur të veshjes së saj. Ndërkohë, fansat e kanë pritur mjaft mirë ndryshimin që ka bërë këngëtarja duke e komplimentuar. xh.d/abcnews.al