Kida ka ditëlindjen, si i surprizoi fansat

schedule12:41 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 12:41 - 21 Dhjetor, 2021

Këngëtarja e mirënjohur, Kida feston 24-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme, artistja ka vendosur të publikojë dhe albumin me të cilin punonte prej shumë kohësh. Mban titullin “Orchide” dhe tashmë gjendet në të gjitha platformat online.

Albumi përmban 12 këngë dhe shumica prej të cilave nuk janë publikuar më parë. Ndërkohë, në mesnatë ajo ndau “Mo Jo” që është gjithashtu pjesë e albumit. Ndër të tjera, ajo ka zbuluar se është surprizuar nga miqtë dhe të afërmit e saj në mesnatë.

Ajo ka ndarë disa momente nga atmosfera festive ndërsa është shprehur se ndihet e bekuar.