Kida dhe Mozzik thyenë çdo parashikim, rekord klikimesh me këngën e re

schedule12:50 - 3 Korrik, 2020

schedule 12:50 - 3 Korrik, 2020

Kënga më e fundit e publikuar nga Mozzik dhe Kida, e titulluar “PP”, shënon suksesin e radhës për dy artistët e suksesshëm shqiptarë. Ata kanë sjell dy këngë në një video: Paranojë dhe Pishmon, por gjithashtu përflitet se do të sjellin edhe një tjetër duet. Ndërsa kanë kaluar vetëm 12 orë që nga lançimi, kënga është pëlqyer jashtëzakonisht shumë, duke arritur të marrë rreth 1 milion klikime në Youtube.

Ky është suksesi i radhës për dyshen, që u bënë bashkë për herë të parë me një projekt muzikor në vitin 2015, kur nxorën në treg “Premtimet”, këngë që na shoqëroi gjatë gjithë verës, dhe që numëron afro 50 milion klikime në Youtube.

Mozzik ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pas publikimit të këngës “Madonna” pak ditë më parë, e cila ngjalli debate të shumta për shkak të fjalëve banale që përmbante teksti. Artistë dhe qytetarë kanë shprehur indinjatë për këngë të tilla, që dëgjohen jashtëzakonisht shumë nga mosha më të vogla.

Por, duket se gjithë ky lum kritikash nuk përbën asnjë problem për reperin, pasi ditën e djeshme publikoi në Instagram një “version” të ri të këngës së shumëpërfolur, si një përgjigje ndaj atyre që e kritikuan. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

MADONNA REMIX ??? @getinjo @labinotl1

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!