Kiara Tito zbulon detaje ekskluzive të ‘Style Star’. Përse u përlot dhe ç’i kërkoi njeriu më i veçantë i saj?

schedule17:57 - 11 Mars, 2021

schedule 17:57 - 11 Mars, 2021

“Style Star” është një tjetër spektakël që fillon në 19 mars në orën 21:30 në ekranin e ABC. Në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi Kiara Tito tregoi detaje ekskluzive. Kiara tregoi se pjesëmarrëset janë vajza të cilat garojnë me njëra-tjetrën, ndërsa juria që përbëhet nga Niko Komani & Miranda Dupi, dhe një i ftuar special.

Sa i takon projekteve, Kiara tha se “Doktor Plastik” do të jetë pjesë e ekranit të madh të ABC shumë shpejt. Në këtë intervistë Kiara u surprizua nga mesazhi i gjyshes e cila përveç përgëzimeve, kishte edhe një kërkesë për mbesën e saj. Mesazhi i gjyshes përlot moderatoren e cila tregoi që gjyshja është njeriu më i rëndësishëm i jetës së saj. Gjyshja në video i kërkoi Kiarës të gjente një partner, çka solli shumë të qeshura.

“Çfarë ishte kjo! Këtë s’e prisja. Në këtë program janë realisht surpriza, jo nga ato të stisurat. Më kujtohet që para disa ditës Leta (mesa duket kur ju i keni kërkuar për këtë surprizë), ishte krehur, rregulluar dhe i thashë: Ku po shkon ti? Më tha: “Ja leva një cik flokët kështu për qef”, tregoi Kiara në program.

Ermali e pyet përsëri Kiarën për statusin e saj, për t’i dhënë në këtë mënyrë përgjigje gjyshes por edhe fansave të saj nëse është në një lidhje ose jo.“Ka kohë për këtë pjesë. Nëna kam përshtypjen se do më mbash edhe për ca kohë, nuk të shqitem kollaj. Nuk jam në një lidhje për momentin”, tha Kiara.

Gjatë intervistës mësuam se 3 këngëtarët më simpatik për të jane Ledri Vula, Ermal Fejzullahu e Robert Berisha teksa mësuam se s’ka asnjë këngë të preferuar të Butrint Imerit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!