E ftuar ditën e sotme në “Friendzone” ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito. Ajo ka rrëfyer emocionet e përjetuara gjatë “Style Star” i cili mbylli me suksesi sezonin e parë mbrëmjen e të premtes. Gjatë intervistës, Kiara rrëfeu se kjo ka qenë eksperienca televizive që ka shijuar me shumë në karrierën e saj.
Më tej, teksa u pyet nëse do të ketë një sezon të dytë të Style Star, autorja e programit theksoi se është duke punuar mbi sezonin e ri dhe që tani ka vajza të cilat janë të interesuara për të qenë pjesë e këtij spektakli ndonëse nuk janë hapur audicione.
Ndërkohë më tej ajo u ndal dhe tek jeta personale duke pohuar se aktualisht nuk ka një partner në krahë. Style Star rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm me qindra mijëra klikime për çdo episod të tij. /abcnews.al