Khloe Kardashian rrëfen betejën me Covid-19: Ishte pikëlluese të qëndroja larg vajzës

schedule08:28 - 30 Tetor, 2020

schedule 08:28 - 30 Tetor, 2020

Khloe Kardashian ka folur rreth betejës me Covid-19, një ditë pasi zbuloi se ishte infektuar me koronavirus në fillim të këtij viti. Në një intervistë për “Ellen DeGeneres Show”, ylli televiziv ka folur në lidhje me traumën që ka kaluar, për shkak se u infektua në një kohë kur informacionet rreth Covid ishin të pakta.

“Ishte e frikshme. Dua të them, është akoma e frikshme, por sidomos atëherë, kur e gjithë bota po mbyllej, dhe ne nuk kishim asnjë informacion, ose ato informacione që kishim ndryshonin çdo ditë,” tha Khloe.

Khloe shtoi se “pjesa më e vështirë” ishte qëndrimi për rreth 16 ditë larg vajzës së saj, True. “Nuk mund të isha pranë vajzës sime, kjo ishte gjëja më pikëlluese e zemrës”. Ndër të tjera, Khloe komentoin dhe “arratisjen” e tyre drejt Karaibeve për të festuar ditëlindjen e Kim, gjë që njerëzit e kritikuan shumë.

Kam dëgjuar që njerëzit ishin të mërzitur që ne të gjithë u larguam jashtë qytetit. Ky vit është një vit zhgënjyes, unë e kuptoj. Mendoj se ka kaq shumë zhgënjime që po ndodhin për të gjithë, por gjithashtu është e 40-ta e saj dhe kjo është diçka që ajo me të vërtetë donte të bënte për ne.”, tha Khloe. /abcnews.al