Khloé Kardashian ka hedhur poshtë thashethemet se motra e saj, Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk janë më bashkë. 37 vjeçarja komentoi një artikull në të cilin pretendohej se ata nuk janë një çift. Në artikullin e W Magazine thuhej se pavarësisht faktit se dyshja janë në pritje të fëmijës së dytë “ata nuk janë çift dhe nuk kanë qenë prej dy vitesh”.
“Uau, nuk e di pse kjo revistë do ta shkruante këtë”, shkroi themeluesja e Good American. “Por ata janë shumë çift.” Themeluesja e Kylie Cosmetics konfirmoi shtatzëninë e saj të dytë në shtator përmes një video 90 sekondash në Instagram. Ndërkaq, partneri i saj Scott po përballet me një periudhë të vështirë pas tragjedisë në koncertin e tij. /abcnews.al