Khloe Kardashian harron babain e vajzës, shihet nën shoqërinë e këngëtarit të njohur

schedule09:59 - 16 Mars, 2022

schedule 09:59 - 16 Mars, 2022

Duket se Khloe Kardashian e ka hedhur pas të shkuarën me Tristan Thompson pasi përflitet se ka nisur një romancë të re. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është parë me Trey Songz. Ata janë parë të shtunë mbrëma në West Hollywood të shtunën për të marrë pjesë në një festë intime të organizuar nga Justin Bieber, ku u ulën pranë njëri-tjetrit.

Megjithëse, në festë ishin të pranishëm një grup prej 20 vetash, Kardashin dhe Songz kaluan një pjesë të mirë të kohës së bashku. Page Six citon burime që kanë thënë se të dy u siguruan që të kalonin kohë vetëm. Megjithatë, nuk dihet raporti mes tyre pasi ata janë parë dhe më parë bashkë.

EXCLUSIVE: Khloe Kardashian Caught Making Out With Trey Songz in Las Vegas  | Entertainment Tonight

Ylli i ” Keeping Up With the Kardashians ” mori pjesë në një nga koncertet e muzikantit në vitin 2016 dhe më vonë u pa duke u shoqëruar me të në një klub nate në Las Vegas. /abcnews.al