Administrata ushtarako-civile e vendosur nga Moska në rajonin Kherson të Ukrainës tha se kishte filluar përgatitjet për një referendum për bashkimin me Rusinë, njoftoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, raporton Reuters.
Rajoni në jug të Ukrainës u pushtua nga forcat ruse në mars dhe tani drejtohet nga një administratë e imponuar nga Moska./abcnews.al/