KFOR apo Polici në veriun e Kosovës? Veton Surroi tregon “formulën” që duhet aplikuar nga Prishtina

schedule21:19 - 28 Shtator, 2023

schedule 21:19 - 28 Shtator, 2023

KOSOVË- Publicisti i njohur, Veton Surroi u shpreh se Kosova ka një afërsi të njëjta më SHBA dhe suksesi i së dielës në Banjskë nuk mund të ndodhte pa koordinim me amerikanët.

Duke u përgjigjur kritikave, Surroi tha se Kosova politikisht është në kontakt të përhershme me SHBA dhe vendet e perëndimit

“Kosova vazhdon me afërsi të njëjtë me SHBA dhe siç u pa edhe të dielën ky sukses nuk do ishte i mundur pa praninë e KFOR-it amerikan në Banjskë. Politikisht Kosova është në konsultim të përhershëm në SHBA, nuk i mungon kontakti me perëndimin, ka kontakte të përhershëm, ka ambasadorët, ka të dërguarit e posaçëm. Në sektorin e sigurisë ka bashkëpunim intensiv. Problemi i këtyre ditëve është se kjo hedhja e këtyre ideve në ajër dhe nuk mund të merresh me tre apo katër ide përnjëherë”, tha ai.

A duhet që KFOR të marrë kontrollin e plotë në veri të Kosovës, për këtë publicisti Veton Surroi dhe një përgjigje të prerë, ndërsa e argumentoi si vijon:

“Në vend që të flitet për protektorat të KFOR, duhet të shikohet alternativa. Alternativa nuk ekziston ndaj pranisë së Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës duhet të qëndrojë në veri, sepse përkundrazi krijohet një boshllëk i sigurisë. Kjo prani nuk mund të qëndrojë për një kohë të gjatë, duhet të vendoset një gjendje rregulli. Ky duhet të jetë objektivi”, theksoi Surroi./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!