Kevin Duart iu përgjigj shokut të skuadrës Stefen Kerri

schedule19:50 - 27 Tetor, 2018

schedule 19:50 - 27 Tetor, 2018

Kevin Durant u bë protagonisti i radhës për Golden Stejtin, në një tjetër fitore në basketbollin amerikan. Durant shënoi 41 pikë në suksesin e arritur në Nju Jork. Edhe dy ego të mëdha mund të jenë bashkë.

E provon Golden Stejti, me Stefën Kërrin e Kevin Durantin, dhe kjo është një nga arsyet më të forta të suksesit të kampiones së NBA-së. Tri ditë më parë, Kërri shënoi 51 pikë duke udhëhequr ekipin në fitore, ndërsa menjëherë mori përgjigjen nga Duranti. Lojtari më i mirë i finaleve të vitit të kaluar shënoi 41 pikë në suksesin e Golden Stejtit në fushën e Nju Jorkut, me shifrat 128-100. Ylli 30-vjeçar nga Teksasi bëri një paraqitje të shkëlqyer, sidomos në pjesën e katërt, duke shënuar plot 25 pikë. Në ato 12 minuta, Duranti realizoi më shumë pikë se gjithë skuadra e Nju Jorkut, duke sjellë edhe përmbysjen e rezultatin, si dhe fitoren e thellë.

Kampioni i dyfishtë olimpik dhe kampioni i botës me Shtetet e Bashkuara, po vazhdon një karrierë të shkëlqyer, në të cilën ka fituar dy herë titullin në NBA, dhe pritet të fitojë edhe të tjerë. Golden Stejti po luan, pak a shumë, si edicionin e kaluar, kur kombinoi dy basketbollistët më të mirë, madje përballoi edhe dëmtimin e Kërrit. Kampionët janë fare pranë vendit të parë në Konferencën Perëndimore, me 5 fitore e vetëm 1 humbje, duke ndjekur kryesuesin e Nju Orleansit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!