Manchester City e mbylli Premier League me një fitore 5-0 kundër Norwich të vendit të fundit. Kevin De Bruyne zhvilloi një ndeshje fantastike. Belgu shënoi dy gola fantastikë dhe dhuroi dy asiste, që u kthyen në gola nga Sterling dhe Mahrez.
29-vjeçari e mbylli kampionatin me 13 gola të realizuar dhe plot 20 asiste të dhuruara për shokët e skuadrës! Një shifër e jashtëzakonshme dhe barazim i rekordit të Thierry Henry.
Ishte sezoni 2002/2003 dhe ish-sulmuesi i famshëm i Arsenalit, regjistronte 20 asiste. “Kam dhuruar edhe dy asiste të tjerë, por nuk m’i kanë llogaritur. Gjithsesi, unë e kam kaluar Henry për numrin e asisteve.
Kam nevojë për shokët e skuadrës për të realizuar rekorde të tilla. Tentoj gjithmonë t’iu krijoj shanse për të shënuar dhe jam i lumtur kur e dërgojnë topin në rrjetë. Është një rekord i bukur, i tillë është edhe prek faktit që e ndaj me Henry“, u shpreh De Bruyne pas ndeshjes. /abcnews.al