“Këtu vallëzohet me hijet”, filmi që përplas dy kohë, atë të sotmen dhe të anti-komuniste

schedule09:35 - 14 Maj, 2024

schedule 09:35 - 14 Maj, 2024

Filmi artistik me metrazh të gjatë “Këtu vallëzohet me hijet – Dancing with the shadows” me regji të Pluton Vasit fiton çmimin “BEST PRODUCTION” në edicionin e 4-t të International World Film Awards, Winter Edition 2023/2024.

Rovena Lule, regjisore dhe aktore dhe Karafil Shena, i cili luan rolin e personazhit protagonist, të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, ndanë më shumë detaje rreth filmit “Këtu vallëzohet me hijet”, që nga 16 maji do të jetë në kinema Millenium.

Shena bëri me dije se filmi i është kushtuar aktorit Rikard Ljarja.

“Është një film që përplas dy kohë, atë të sotmen dhe atë komuniste. Filmi…kemi qenë në disa festivale, edhe në Londër, Sofje. Trajton përndjekjen që i bëhej një grupi të rinjsh artistë liberalë në Shkodrën anti-komuniste. Xhirimet o kemi bërë në Shkodër. Personazhi kryesor fillon dhe tregon për ca ka përgjuar. Përgjimi është tjetër gjë dhe dëgjimi është tjetër gjë. Pra kjo përcillet në film.”, u shpreh Shena.

Në role të tjera janë Eri Shuka, Neritan Licaj, Eni Shehu, Juli Emiri, Johnny Pojani, Alert Celoaliaj, Nikol Gazheli, etj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!