Sot për aktorin e njohur të humorit, Jul Deda është një ditë mjaft e veçantë. Ai feston 15-vjetorin e martesës dhe nuk kishte si të mungonte një urim publikë për bashkëshorten.
Juli ka publikuar në Instagram një foto krah saj, ku shfaqen në kishën në të cilën kanë kurorëzuar dashurinë.
“Këtu, në këtë kishë të vogël në Shkodër, 15 vjet më parë i thamë PO njeri tjetrit. U betuam që do krijonim familjen tonë të bukur dhe se do ta donim dhe ta respektonim njeri tjetrin deri sa vdekja të na ndajë. Sot, vazhdojmë rrugëtimin tonë të bekuar dhe premtoj se do ta përfundojmë ashtu siç u betuam, bashkë deri në frymën e fundit.
P.s. Ju dua shumë znj. Deda…! ”, shkruan aktori.
Kujtojmë që çifti kanë dy fëmijë, vajzën Reina dhe djali më i vogël Mateo.l.k./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CEtV1GyFgNe/