Kurdoherë që shohim në dyqan produkte me ulje, ne duam t’i blejmë ato. Sidoqoftë, ka disa gjëra që nuk ia vlen të blihen as me ulje. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se cilat janë këto produkte ushqimore.
1. Djathi i përpunuar
Djathi i përpunuar bëhet nga djathi natyral, por në të shtojnë edhe yndyra të ngopura, një sasi të madhe kripe dhe ngjyrues artificial.
2. Bukë me drithëra
Me pak miell gruri dhe me shumë drithëra, kjo është ajo që na shtyn të blejmë këtë bukë të këndshme estetikisht. Sidoqoftë buka me drithëra është vetëm e maskuar si e shëndetshme, pasi edhe ai ka në përbërje miell të bardhë.
3. Pure frutash të paketuara për fëmijë
Përbërësi kryesor i pureve është molla. Sa e blini atë të gatshme që mund të ketë produkte të tjera të dëmshme brenda, mund t përgatisni vetë me një blender, informon abcnews.al.
4. Puding ose kos frutash
Raftet me pudingë dhe kos frutash zënë një hapësirë të madhe në frigoriferët e supermarketeve. Ato janë të shijshme, por shumica e tyre kanë sheqer të shtuar dhe konservantë.
5. Fruta të thata të kombinuara
Në pamje të parë duken shumë të shijshme, por nëse i shihni me vëmendje, shumica e produkteve janë të lira dhe janë ëmlbësuar, ndërsa pakoja kushton shtrenjtë, informon abcnews.al.
6. Erëza të bluara
Disa erëza përmbajnë vajra që janë përgjegjëse për aromën. Këto erëza përdoren më mirë menjëherë pas bluarjes. Prandaj nuk ia vlen t’i blini sepse duke qenë të bluara humbasin shijen dhe aromën.
7. Peshku dhe mishi
Një fileto e prerë e çdo peshku gjithmonë do të kushtojë më shumë se një produkt i tërë. E gjitha sepse dikush ka shpenzuar kohën për t’i pastruar, dhe ju duhet të paguani për të. Kur blini një peshk të tërë, do të duhet të punoni pak për ta pastruar dhe prerë atë. E mira është që kjo do t’ju kursejë shumë para dhe do t’ju japë besim se produkti përpunohet dhe gatuhet në kushte të mira sanitare, imformon abcnews.al.
8. Oriz për sushi
Orizi i sushit përmban shumë niseshte që e bën atë ngjitës pas zierjes. Sidoqoftë, ju duhet të merrni oriz normal dhe nëse e gatuani siç duhet, do të dalë i njëjtë më atë të sushit.
9. Peshk i konservuar në vaj
Produktet e konservuara janë shumë të preferuara. Sidoqoftë, nëse doni të merrni sasinë maksimale të vitaminave që ka peshku, është më mirë të zgjidhni atë të konservuar në lëngun e vet./e.b-abcnews.al.