Këto plagë në trupin e foshnjes do t’i kushtojnë vite të tëra në burg babait shpirtzi

schedule13:41 - 27 Prill, 2022

schedule 13:41 - 27 Prill, 2022

Banorët e një pallati u detyruan që të zbrisnin në katin përdhes të tij në një lagje të Stambollit për të kontrolluar se çfarë po ndodhte pas të qarave të vazhdueshme të një fëmije që dëgjoheshin prej aty.

Pasi munden të futeshin në apartament, ata gjetën aty një fëmijë vetëm dy vjeç, i cili qante dhe dridhej i tëri.

Foshnja e gjorë kishte shenja djegieje me cigare në trup duke bërë që të fqinjët të kuptonin se çfarë kishte ndodhur. Ai ishte djegur vazhdimisht nga babai, i cili u arrestua dhe tashmë rrezikon deri në 13 vite burg me akuzën e “torturës”.

Pas arrestimi, i ati tha se nuk ia kishte shkaktuar ai plagët foshnjes, por se ishte sëmurë, por mjekësia ligjore zbuloi se ato ishin të djegura nga cigarja. /abcnews.al