Aktivitetet që bëjmë para gjumit duhet të jenë relaksuese për të ndihmuar trupin të qetësohet. Për shumë njerëz, leximi i një libri është një rutinë para se të shkojnë në shtrat. Megjithatë, ekspertët thonë se është e rëndësishme të zgjidhni një libër që do t’ju bëjë të ndiheni mirë.
“Mendimet me të cilat shkoni për të fjetur janë shpesh të parët që ju “përshëndesin” kur zgjoheni. Dhe mendimet tuaja të para si dhe cilësia e gjumit ndikojnë në disponimin gjatë gjithë ditës”, thotë eksperti i gjumit, Jakob Teitelbaum. Historia duhet të jetë interesante për të larguar mendjen nga mendimet negative.
Megjithatë, është thelbësore të mos zgjidhni diçka të mërzitshme sepse mund t’ju “tërheqë” në mendime të tjera që do t’ju mbajnë zgjuar. Nëse udhëhiqemi nga karakteristikat e përgjithshme, do të ishte mirë të zgjidhnim diçka të shkujdesur, me tema të gëzuara, që mund të jenë qetësuese për mendimet tuaja.
Kështu rekomandohen trillime të lehta, histori miqësie dhe disa biografi. Kryesisht çdo gjë që nuk është trillim i madh. /abcnews.al