Këto do të jenë shenjat më me fat në ditët e ardhshme

schedule13:30 - 12 Tetor, 2021

schedule 13:30 - 12 Tetor, 2021

Marsi ka qenë në Peshore që nga 16 shtatori dhe do të qëndrojë deri më 30 tetor. Në këtë kohë pritet një energji e brendshme paqësore. Astrologët zbulojnë se cilat shenja të zodiakut do të jenë fatlum deri në fund të Tetorit.

Dashi

Marsi do t’ju ndihmojë të krijoni kontakte, të ndaloni nxitimin e çmendur, kështu që prisni zgjidhje shumë të favorshme që do të ofrojnë një themel realist në të gjitha fushat. Do të pastroni mendjen dhe do të largoheni nga njerëzit që ju pengojnë të silleni ashtu siç dëshironi. Do të refuzoni mendimet toksike dhe grindjet. Do të shpëtoni nga stresi me aktivitet fizik intensiv.

Binjakët

Keni kaluar një kohë të trazuar dhe të mbushur me ngjarje të ndryshme por Marsi do t’ju sjellë paqen për të cilën keni aq shumë nevojë. Do të bëheni më të sjellshëm dhe më të përqendruar në nevojat tuaja dhe të të tjerëve. Për sa i përket dashurisë, do të keni më shumë besim, paqe dhe energji pozitive në komunikim. Do të gjeni një plan drejt suksesit.

Shigjetari

Jeni gati të luftoni dhe të lëvizni ngadalë për të zgjidhur problemet si në shtëpi ashtu edhe në punë. Përfitoni nga periudha e harmonisë dhe mos ikni nga rreziku. Çdo hap jashtë zonës së rehatisë mund t’ju ​​sjellë suksesin që keni ëndërruar gjithmonë. Në fushën e financave, ju pret një situatë shumë më e mirë se në të kaluarën. Mos ikni nga problemet, por gjeni zgjidhjen e duhur. /abcnews.al