Në ngjyrë fluo jeshile dhe me efekt të shndritshëm, çizmet më trendi të këtij dimri mbajnë firmën e markës franceze Bettina Vermillon dhe tashmë kanë pushtuar bulevardet e metropoleve në modë të botës, siç është Kopenhaga, pasi kanë miratimin e stilistët më të njohur. Nuk mund t’i përshkruanim si pjesa më klasike e të gjitha kohërave që mund të shijoni për vite e vite të tëra, por sigurisht që kanë aftësinë me sharmin dhe humorin e tyre deklarativ për të bërë një look të spikatur.
Në një “lexim të parë” mund të duket e pamundur t’i kombinosh ato, por nuk është aq e vështirë sa duket. Më të guximshmit e kompanisë do t’i afrojnë me ngjyra të tjera të gjalla, si roza dhe bluja dhe do krijojnë veshjet më lozonjare dhe më minimalet do kujdesen t’i kombinojnë me tone neutrale dhe artikuj me linja të pastra. Më poshtë kemi mbledhur pamjet ‘street style’ që i përkasin të dyja kategorive në mënyrë që të identifikoheni me ato që i përshtaten më mirë stilit tuaj dhe të merrni të gjithë frymëzimin që ju nevojitet për të kombinuar në mënyrë perfekte këto çizme./abcnews.al
View this post on Instagram