Gurët në veshka janë akumulime të kripërave minerale që mund të formohen në traktin urinar. Simptomat përfshijnë dhimbje të papritura, të cilat mund të shoqërohen me të vjellja, të përziera, fryrje barku apo dhimbje në urinim.
Për këtë problematikë, Zef Gjeta ndau disa këshilla për “Abc-ja e mëngjesit”, ku shpjegoi se duhet pasur kujdes në regjimin ushqimor dhe sidomos përdorimin e kripës, pasi është një ndër ndikuesit kryesor të gurëve në veshka.
“Nuk duhet të hani ushqime të konservuara, të orientuara nga mishi. Duhet t’i kombinojmë me perimet, sallatat dhe peshkun. Duhet të kemi kujdes me kripën dhe të mos e përdorim me tepri. Nevoja e llogaritur ditore për të rriturit është 5 gram kripë në ditë.
Duhet të përdorim çajra pasi nga njëra anë, ndihmojnë që të qarkullojnë më shumë lëngje në trup dhe nga ana tjetër nxisin largimin e këtyre gurëve sidomos kur janë në fazën e rërës. Më të përdorurit janë timusi dhe rigoni dhe çaji i trumzës. Një ndihmesë të madhe është dhe lëngu e thanës dhe konsumi i shalqirit.”, theksoi ai.
/abcnews.al