Këtë vit pritet të rritet numri i migrantëve në Evropë

schedule19:09 - 17 Janar, 2024

schedule 19:09 - 17 Janar, 2024

Migrimi në Evropë do të rritet në vitin 2024 ndërsa njerëzit përpiqen të arrijnë në kontinent para ligjeve të reja që synojnë shkurtimin e numrit të të ardhurve, ka thënë Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Zhvillimit.

Kjo Qendër ka parashikuar se shumë do të nxitojnë të arrijnë në Evropë para se sistemi të ndryshojë.

“Njerëzit do të dëgjojnë për masat mbi migrimin të paralajmëruara në fushatat zgjedhore dhe do të mendojnë se ata duhet të jenë këtu para se masat të hyjnë në fuqi”, ka thënë drejtori i Qendrës, Michael Spindelegger.

Spindelegger u ka bërë thirrje politikanëve që të dyfishojnë përpjekjet për të krijuar rrugë ligjore për të ngritur qendra trajnuese në shtetet afrikane e aziatike nga ku shumë vijnë në Evropë, raportoi Guardian.

Sipas raportit nga kjo Qendër, lufta në Lindjen e Mesme dhe mundësia që Donald Trumpi ta rimarrë pushtetin në SHBA do të çojnë në dyndje të mëdha të njerëzve.

“Mendoj se do të shohim më shumë refugjatë në Evropë, madje numër më të madh se në vitin 2023”, ka shtuar Spindelegger.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!