Jemi ende në fillim të prillit, por rrugët e Tiranës janë plotë turistë. Shqipëria vijon të zgjojë interesin e të huajve. Operatorët turistikë parashikojnë një rritje të numrit të vizitorëve me deri 20% këtë vit.
“Mund të jetë një rritje që do të variojë 15-20%. Kjo bazuar në dy aspekte; kontratat e garancisë të cilat kanë pasur një rritje të tillë. Zakonsisht kështu ka shkuar dhe rritja e turizmit individal. Po kështu bazuar dhe tek të dhënat që marrim nga hotelet.”
Në hotelet me standarde të larta sipas kryetarit të Unionit Turistik Shqipar thuajse nuk ka vende të lira. Drejt ezaurimit po shkojnë dhe kapacietet tek strukturat më të vogla akomoduese. Agjenci të huaja kanë nënshkruar dhe kontrata garancie për vitin e ardhshëm.
“Ato me 4- 5 yje janë te ezuruar…. Ato me kapacitete jo të mëdh 60| 70 % edhe tek këto … Ka kontrata që janë mbyllur dhe për 2026 se zakonisht për të siguruar punën e tyre. Nga turoperatorët ndërkombëtar janë gati të vijnë të bëjnë që tani kontrata për 2026 të sigurojnë produktin se për fat të keq kërkesa është më e madhe se oferta dhe secili nxiton të sigurojë produktin e vet.”
Çmimet mbeten konkuruese në raport me shtete të tjera ndërsa vendi ynë është ende I paeksploruar. Janë këto dy arsye që po tërheqin gjithënjë e më tëpër vizitorë sipas turoperatorëve. Polakët e çekët nuk e braktisin Shqipërinë as këtë vit. Spanjollët kanë rrëzuar pritshmëritë e turopertaorëve duke u shtuar gjithënj në numër. Risi këtë sezon janë izraelitët.
“Tregjet tradicionale që kemi pas gjithomën, polonia, çekia erupoa qendrore spanja ka rritje nga viti në vit portugalia vendet nordike baltike tregu më i ri është ai Izraelit … më parë kosto e lartë tani linja direkte.”
Sfidë mbetën punonjësit e kualifikuar për të cilët sipërmarrësit sipas Kasës nuk kursehen as në pagesa.
“Ka hotele që janë në vështirësi për gjetje të këtij stafi. kjo është shqetësuese. po e zgjidhin duke marre jashtë vetëm në nivele te ulëta. Nuk janë të kursyer as në pagesë me qëllim që shërbim të vijë në rritje.”
Charterat e para për grupet e organizuara pritet të mbërrijnë në vendin tonë pas pak javësh me turistë polakë dhe nga vendet baltike.