“Këtë herë për Afrikën”, Shakira përshëndet fitoren e Marokut me këngën e saj të Botërorit

schedule19:28 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 19:28 - 10 Dhjetor, 2022

“Waka Waka” është një hit i padiskutueshëm i këngëtares kolumbiane Shakira. Kënga, e cila ishte himni i Kampionatit Botëror 2010 të mbajtur në Afrikën e Jugut, mbetet pa dyshim një prej këngëve më të famshme. Ndërkohë, sot, një shtet afrikan arriti të kualifikohej në gjysmëfinalen e një Kampionati Botëror.

Maroku mundi me 1-0 Portugalinë, disa ditë pasi përcollën për në shtëpi Spanjën. Pas fitores së skuadrës së Marokut ka ardhur dhe reagimi i këngëtares kolumbiane, e cila ka përshëndetur fitoren e tyre me superhitin “Waka Waka”, teksa citon fjalët “This time for Africa (Këtë herë për Afrikën)”.


/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!