“Këtë ditë nuk do e harroj kurrë”, Cikalleshi bën postimin e veçantë pas kualifkimit në Euro 2024

schedule17:11 - 19 Nëntor, 2023

schedule 17:11 - 19 Nëntor, 2023

Mbrëmjen e së premtes që sapo lamë pas, “legjionarët” e Kombëtares sonë arritën të shkruajnë sërish historinë, kësaj radhe në “Zimbru Stadium” të Moldavisë, ku barazimi, 1 me 1, ndaj këtyre të fundit u mjaftoi “shqiponjave” për të siguruar një vend në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm nga 14 qershori deri në 14 korrik, në Gjermani.

Goli i vetëm në sfidën ndaj Moldavi, për “legjionarët” tanë, erdhi nga “veterani” i sulmit, Sokol Cikalleshi, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një 11-metërsh, në pjesën e parë të lojës, për të “vulosur” përfundimisht kualifikimin e “kuqezinjve”.

Pas këtij goli, vetë sulmuesi zgjodhi të reagonte me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, në “Instagram”, duke u shprehur se në mbrëmjen e 17 nëntorit ka qenë shumë i lumur dhe se këtë ditë nuk do e harronte kurrë.

“Në mbrëmjen e 17 nëntorit, kam qenë shumë i lumtur për një arsye të madhe, familja ime u ndje krenare! Unë ndihem krenar për këtë ekip, për këtë kombëtare! Këtë gol do e mbaj mend gjatë! Faleminderit Shqipëri”,- shkruan Cikalleshi në postimin e tij. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI POSTIMIN: 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sokol Cikalleshi (@sokolcikalleshi)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!