Dani Alves vazhdon në paraburgimin në burgun katalanas të Brians 2. Ai po kalon disa nga ditët më të vështira ku sipas disa burimeve është në gjendje shoku dhe pa ngrënë asnjë kafshatë për shkak të situatës tronditëse.
Sipas gazetës braziliane O’Globo, Alves ka pasur një mbështetje nga ata rreth tij që kanë dashur ta vizitojnë në këto ditë të para ku futbollisti pret zgjidhjen e gjyqit ku përballet me një akuzë për përdhunim të dyshuar në një klub nate.
Braziliani tashmë është vizituar nga avokati që do ta përfaqësojë, Andres Marhuenda Martinez, i cili ka marrë përsipër çështjen.
Ata që janë mobilizuar edhe drejt Spanjës për të mbështetur Danin janë biznesmenët Fran Sergio Ferreira dhe Dinorah Santana (e cila është edhe ish-bashkëshortja e tij), pasi ndajnë disa biznese me të. /G.D abcnews.al/