Deputetët e LDK-së kanë marrë pjesë në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Megjithatë jo të gjithë kanë marrë pjesë në votim. Ata që nuk po votojnë janë: Avdullah Hoti, Agim Veliu, Driton Selmanaj dhe Valentina Bunjaku.
Gjithashtu si deputet i LDK’së ka votuar edhe Behgjet Pacolli.
Ndërkohë që Albena Reshitaj e AAK’së, ka kaluar në Grupin Parlamentar të VV’së dhe ka marrë pjesë në votim.
Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje./mv.abcnews.al