Pavarësisht se qëndroi vetëm 1 sezon te “katalanasit” e Barcelona, mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie nuk arriti të përshtatej me skemat e teknikut Xavi e për këtë aryse bordi i “blaugranave” kërkon ta largojë 26-vjeçarin që këtë merkato vere.
Për Kessie interesimet kanë qenë të shumta nga klubet arabe, por dhe ato evropianet, me më të fundit, që janë “bardhezinjtë” e Juventus, të cilët kanë nisur dhe negociatat me spanjollët, për ish-“yllin” e rivalëve të Milan.
Klubet po diskutojnë huazimin e mesfushorit me opsion blerjeje për rreth 15 milionë euro dhe të bien dakord se në çfarë kushtesh do të kthehet në detyrim e mesa duket Kessie do të rikthehet në Serie A këtë sezon. /i.m /abcnews.al