Franck Kessie duket se do të largohet nga Milani. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë pritet të jetë një nga të larguarit nga kuqezinjtë, pasi një tjetër revolucion parashikohet në Milano gjatë verës.
Me ardhjen e Ragnick, Kessie nuk shihet si titullar dhe disa klube angleze, janë gati për të përfituar dhe kanë shfaqur interes. Pas Wolves dhe Arsenalit, edhe klubi i Newcastle futet në garë për Kessie.
Plot 30 milion euro është gati të paguajë klubi nga Tyneside për shërbimet e mesfushorit kuqezi, një ofertë që tundon jo pak drejtuesit e “Djallit”. Bisedimet pritet të nisin shumë shpejt mes dy palëve, edhe pse është ende e paqartë si do të vendoset për fatet e sezonit aktual, si dhe për merkaton e verës./abcnews.al