Ish-mesfushori i Milanit, i cili tashmë aktivizohet tek skuadra e Barcelonës, Franck Kessie mund ta mbyllë më shpejt se çe kishte menduar, aventurën në Spanjë.
Deri më tani, Interi dhe Napoli janë në “garë”, për të siguruar shërbimet e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, por me lajmet e fundit, që vijnë nga Anglia ekipi i rradhës së Kessie, mund të ndryshojë.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Antonio Conte është një simpatizant i Kessie dhe dëshiron shërbimet e tij tek Tottenham. Drejtuesit e klubit anglez kanë kontaktuar tashmë me drejtuesit “katalanas”, por pengesa parësore për të është paga prej 5 milionë eurosh neto në sezon, page e cila konsiderohet e lartë nga drejtuesit e Spurs. /i.m /abcnews.al