Kessie drejt “divorcit”, Milani e ka gjetur zëvendësuesin dhe po negocion me të

schedule18:44 - 12 Shtator, 2021

schedule 18:44 - 12 Shtator, 2021

Sipas informacioneve të TodoFichajes, Danilo dos Santos de Oliveira është i zgjedhur nga drejtori sportiv për të zëvendësuar Frank Kessie verën e ardhshme. Afrikani ka refuzar ofertën e fundit të rinovimit që është i vënë në tavolinë  dhe ai tashmë është i vendosur të kalojë në Paris.

Milani, i cili e konsideron Kessie të humbur, mendon se braziliani 20 vjeçar është i duhuri për të plotësuar vendin që do të mbetet bosh dhe madje ata do të ishin të gatshëm ta transferonin atë që në merkaton e janarit.

Nga Milano e dinë se Juventusi, Roma, Man United dhe Inter janë gjithashtu të interesuar për të dhe nuk duan ta humbasin rastin për të mbyllur marrëveshjen.

Presidenti i Palmeiras është i hapur për negociata dhe vlerëson largimin e Danilo për vetëm 12 milion euro. /abcnews.al/