Këshilltari i Zelensky-t: Rusia ka dislokuar forcat në lindje të Ukrainës

schedule12:45 - 30 Mars, 2022

schedule 12:45 - 30 Mars, 2022

Këshilltari i Zelensky-t tha se ushtria ruse po ridislokon disa nga forcat e saj në lindje të vendit. Në një intervistë televizive, Oleksiy Arestovych tha se Kremlini kishte zhvendosur disa nga trupat e tij nga zonat afër Kievit në lindje në një përpjekje për të rrethuar forcat ukrainase atje, sipas skynews

Arestovych tha se disa trupa ruse nuk ishin tërhequr ende nga qyteti verior i Chernihiv. Gjatë bisedimeve të paqes në Turqi ditën e djeshme, Rusia njoftoi se do të reduktojë operacionin e saj ushtarak rreth Kievit dhe Chernihiv.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme, guvernatori i Chernihiv, Viacheslav Chaus tha se sulmet ruse kundër infrastrukturës civile kishin vazhduar gjatë natës.

“Aktiviteti i zvogëluar” në rajonin e Chernihiv u demonstrua nga armiku duke kryer sulme në Nizhyn, duke përfshirë sulme ajrore, dhe gjatë gjithë natës ata goditën Chernihiv,” tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!