“We can Make Albania Great Again”
Berisha prezantoi arkitektin e fushatës së Presidentit Tramp në Shtetet e Bashkuara, si udhëheqësi i zgjedhjeve për Partine Demokratike më 11 maj. Por ai theksoi se kishte qene jo thjeshte kerkesa e PD, por edhe zgjedhja e tij.
“Me të drejtë, ju dhe ata që na ndjekin mund të shtrojnë pyetjen, si ka mundësi që bashkëkryetari i suksesit elektoral më të madh në histori, në mes të kërkesave më të panumërta, pranoi me përparësi kërkesën e PD dhe aleatëve të saj. Përgjigjen e ka vetë Kris La Civita.”
Vetë Kristofer La Civita, thotë ka radhur në Shqipëri për të ndihmuar Berishën të zgjidhet kryeministër, si mik i vjetër i SHBA.
“Ne jemi sot këtu sepse dëshirojmë të ndihmojmë të zgjedhim një kryeministër që është një mik i vërtetë i SHBA, i cili do të punojë në mënyrë të suksesshme me presidentin Trump dhe me SHBA.”
Shtrëngimi i duarve mes Berishës dhe La Civita, do të thotë vec dëshirës për të bashkëpunuar, edhe një kontratë e nënshkruar mes dy palëve. Kryedemokrati kishte paralajmëruar konferencë, por në vendet ulëse zgjodhi jo mediat, por aleatë e deputetë.
LaCivita nuk punon falas. Donald Tramp e pagoi plot 22 milionë dollarë për fushatën e fundit. Por në Shqipëri, as Berisha e as PD nuk sqarojnë sesa kushton fatura e tij.
Gjithashtu nuk thonë se çfarë roli do të ketë Paul Manafort në fushatën e Partisë Demokratike.
Manafort, pas triumfit të parë të Trump, u dënua me 4 vite burg, për mashtrim fiskal dhe bankar. Gjykata Amerikane provoi se paratë që mblodhi nga një lobim në Ukrainë, i kishte fshehur.
FBI pati dyshime se Manafort ndau të dhëna të sondazheve për Trump në 2016, me një biznesmen të lidhur me inteligjencën ruse, çfarë çoi në një hetim për ndërhyrjet e Rusisë në fushatën amerikane. Hetimi nuk gjeti lidhje të Trump me rusët, por manafort vetë u fal nga presidenti amerikan, për t’i shpëtuar hetimit të mëtejshëm.
Mesa duket, Manafort ka gjetur terrenin e ri, Shqipërinë, ku lobimet e huaja, të paregjistruara dhe paratë në të zezë mbeten ende problem i financimit të partive politike. Gjithsesi angazhimi i Berishës me fushatuesin e Trump në fitoren e fundit te tij, mund të shtojë shpresat e demokratëve se më në fund doktorit po i afrohen dite me diell në Tiranë, por sidomos në Washington.