Këshilltari i Kurtit për deklaratat e Grenell: Si amerikan, jam krenar që punoj me Albinin dhe VV

schedule22:51 - 2 Mars, 2021

schedule 22:51 - 2 Mars, 2021

Këshilltari personal i Albin Kurtit, Arun Chaudhary ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-përfaqësuesit të posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Hej Richard Grenell, ky amerikani është krenar që punon me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Aleanca jonë e palëkundshme, e bazuar në liri dhe vetëvendosje, i mbijetoi diplomacisë së pamatur të detyrimit që ndihmuat për Donald Trumpin, kështu që … të lutem ndal”, shkroi Chaudhary përmes llogarisë personale në Twitter.

Grenell më herët gjatë ditës së sotme kritikoi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes.

Ai e cilësoi Kurtin si anti-amerikan dhe i bëri thirrje presidentit aktual të SHBA, Joe Biden ta ndalë. Në postimin në Twitter, Richard Grenell shkruante se Kurti ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë si Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump. /abcnews.al/