“Kanë mbetur vetëm pak muaj nga mbyllja e vitit shkollor, ndërsa për maturantët ka nisur puna intensive. Në gjimnazin Andon Zako Cajupi po zhvillohen orët e këshillimit të karrierës për t’i orientuar maturantët në zgjedhjet tyre më të mira.”
Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj që ende janë të pasigurt në zgjedhjet e tyre, Aila do të ndjekë pasionin e saj.
“E kam pasur pasion arkitekturën. Gjithmonë në atë profesion e kam parë veten. Orët e këshillimit të karrierës më kanë ndihmuar për të parë mundësitë e studimit në Shqipëri.”, theksoi Aila.
Edhe Emili, një tjetër maturante është e bindur se një ditë do të jetë mjeke.
“Mendoj të vazhdoj mjekësi. Ka qenë dega prioritare për mua që nga fillimi i gjimnazit. Mamaja ime është mjeke dhe e kam mësuar atë të shohë profesionin e saj.“, shprehet Emili.
Ndonëse e sigurt në zgjedhjen e saj, ajo thotë se orët e këshillimit të karrierës në shkollë e kanë ndihmuar.
“Më ka bërë më të sigurt dhe më të vendosur në atë që dua.“shtoi Emili.
Por sa i ndihmojnë orët këshilluese për profesionet që do të kenë në të ardhmen maturantët, të cilët janë në një fazë të rëndësishme të jetës së tyre.
“Janë intensifikuar në maturë orët e këshillimit sepse ata mund të jenë të dyzuar. Ne veçanërisht flasim me nxënëst që kanë dyzime në zgjedhjet e universiteteve.”, theksoi mësuesja Jonida Mara.
Mësuesit tregojnë dilemat e maturantëve teksa janë përballë zgjedhjeve të tyre.
“Dilema më e madhe e një maturanti është cfarë do të zgjehdë, paisonin apo do të orientohet drejt tregut të punës. Qëllimi jonë si staf pedagogjik është që t’i drejtojmë maturantët drejt tregut të punës që mund të përgatiten më së miri.”
Por cila do të ishte zgjidhja më e mirë për një maturant, nëse duhet të ndjekë pasionet apo logjikën drejt një profesioni që i siguron të ardhme të mirë?
“Çdo i ri duhet të indentifikojë tek vetja talentin dhe aftësitë e zhvilluara që ka që lidhen me një profesion apo zanat të caktuar. Në pamundësi të identifikimi të prirjes, apo talentit atëherë vendimmarrja automatikisht duhet bërë mbi ato degë apo programe ku ka mundëis reale punësimi.”
Erjon Muça prej vitesh punon me maturantët për t’i orientuar drejt zgjedhjeve të tyre. Sipas tij shpesh të rinjtë ndikohen nga rrethanat familjare duke bërë zgjedhje të gabuara.
“Një i ri që flet shpejt dhe artikulon mirë nuk mund të vazhdojë financë kur e gjithë puna e tij është koka e ulur mbi shifra. Në këtë rast këto drejtime të kundërta të përzgjedhjes së maturantëve duhet të lindin nga veta ata dhe ndikimet e jashtme duhet të kenë një rol dytësor.”
Vitet e fundit të rinjtë janë të orientuar kryesisht drejt shkencave kompjuterike, mjekësore dhe ekonomike./abcnews.al