Këshilli Ndërfetar, donacion spitalit të Tepelenës

schedule19:53 - 19 Janar, 2022

schedule 19:53 - 19 Janar, 2022

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i ka dhuruar spitalit të Tepelenës, shtretër spitalore, karrige me rrota për urgjencën si dhe pajisje të tjera. Për kreun e këtij Këshilli, njëherazi dhe kryegjyshi botëror i bektashinjve Edmond Brahimaj, kjo është një dhuratë modeste por e cilësoi si një model frymëzues.

Përfaqësuesit e tjerë të komuniteteve fetare, vlerësuan këtë donacion, që ndonëse modest, u shërben pacienteve të zonës.

“Kjo është një vepër e këshillit ndërfetar dhe ky donacion modest t’i vijë në ndihmë këtij spitali.”

Donacioni i Këshillit ndërfetar, për spitalin “Përparim Tepelena”, vjen në një kohë sfidash për shëndetin e qytetarëve që prej gati dy vitesh po përballet me pandeminë Covid-19-të. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!