81,295 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar. Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili thekson se nga këta, 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.
I ftuar në emisionin “Log.”, analisti Agim Baçi e ka cilësuar si një tallje publike Këshillimin Kombëtar të qeverisë. I një mendimi ndryshe ka qenë analisti Lorenc Vangjeli i cili theksoi se këto pyetësorë janë si një matje temperature.
Baçi: Është tallje shumë e madhe. Është tallje e qeverisjes.
Baçi: Nuk po flasim si elektorat.
Vangjeli: Si rregull dhe jo si përjashtim të drejtë kanë pakica dhe individët.
Vangjeli: Besoj ke individi. Kjo është një matje temperature.
Baçi: Jo jo. Kjo është tallje publike.
Në 5 janar të këtij viti, Kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.
/abcnews.al/