Këshilli Kombëtar i PD miraton auditin për financat e partisë në 2017-n, shtyn votimin për primaret

schedule20:20 - 26 Shtator, 2022

schedule 20:20 - 26 Shtator, 2022

Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar mbrëmjen e së hënës për të votuar auditimin për financat e partisë në zgjedhjet e 2017-s si dhe për primaret.

Pas përfundimit të mbledhjes Këshilli Kombëtar ka votuar ngritjen e auditimit për financat e partisë në zgjedhjet e 2017-s, ndërsa ka shtyrë votimin për primaret, pasi ende nuk është vendosur mënyra.

Ndërkohë që anëtarët që do të bëjnë auditimin e financave të partisë janë:

Ledina Mandia – kryetare

Florion Mima – Anëtar

Edmond Spaho – Anëtar

Enno Bozdo – Anëtar

Aldo Bumçi – Anëtar