Në muajin Nëntor Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet për të diskutuar për Kosovën. Në këtë konferencë pritet të raportojë i dërguari special dhe shefi i UNMIK, Zahir Tanin.
Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një konferencë për situatën në Kosovë në muajin nëntor. I dërguari special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të raportojë për zhvillimet aktuale dhe raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm.
Serbia do të marrë pjesë në takim me përfaqësues të nivelit të lartë, ndërkohë që Kosova do të prezantohet nga ambasadorja në Shtetet e Bashkuara të AMerikës Vlora Çitaku. Këshilli i Sigurimit e ka bërë praktikë, mbajtjen e takimeve informuese një here në tre muaj. Në muajin Gusht, kur presidenën e Këshillit e kishte Mbretëria e Bashkuar, u vendos të mos mbahej takimi për Kosovën sepse ambasadorja Karen Pierce tha se Kosova nuk kishte kërkuar takime të tilla
Një nga temat kryesore, me të cilën Këshilli i Sigurimit përballet në Kosovë është ruajtja e stabilitetit dhe ulja e tensionit midis Prishtinës dhe Beogradit. Një çështje tjetër është roli që mund të luajë UNMIK për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese midis Beogradit dhe Prishtinës./abcnews.al