Këshilli i Sigurimit/ SHBA: Kosova dhe Serbia të koordinohen, progresi në rajon i rëndësishëm

schedule18:54 - 22 Prill, 2024

schedule 18:54 - 22 Prill, 2024

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert A Wood u shpreh se edhe pse rajoni ka bërë progres, Kosova dhe Serbia duhet të ulin tensionet, dhe të punojnë për dialogun e përbashkët.

“Kërkojmë përgjegjësi të plotë në përputhje me sundimin e ligjit. Është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in që të parandalohet edhe një sulm si ai i 24 shtatorit, që të mos ndodhë përsëri” ka theksuar ai.

Përfaqësuesi amerikan po ashtu ka thënë se SHBA është e shqetësuar për veprimet e fundit të pakoordinuara të qeverisë së Kosovës përfshirë atë për rregulloren e amendamentuar të BQK-së për pagesa me para të gatshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!