Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje sot për ndalimin e shitjeve të armëve për Izraelin.
Në të njëjtën kohë, projekt-rezoluta që i bën thirrje Izraelit të japë llogari për krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në enklavën palestineze.
28 vende votuan pro projekt-rezolutës, 13 abstenuan dhe gjashtë votuan kundër.
Është hera e parë që Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut mban qëndrim në lidhje me luftën që shpërtheu më 7 tetor pasi Hamasi sulmoi Izraelin.
/abcnews.al