Në mbledhjen e sotme të qeverisë Këshillit të Ministrave ka miratuar disa vendime dhe projektligje. Në njoftimin zyrtar sqarohet gjithashtu se në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve.
Armela Baka emërohet zëvendësministre e Arsimit dhe Endrit Hoxha lirohet nga kjo detyrë.
Ndërsa Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa Sokol Duma lirohet nga detyra.
Gjithashtu në njoftimin zyrtar nënvizohet;
– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
– Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
– Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

