Këshilli i Ministrave merr vendimin: Miratohet memorandumi me SHBA për sigurinë 4G dhe 5G

schedule20:19 - 30 Qershor, 2021

schedule 20:19 - 30 Qershor, 2021

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve për sigurinë 4G dhe 5G. Ky vendim vjen vetëm pak ditë më parë pasi Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje koordinimi për teknologjinë 5G me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se shpreson që Shqipëria të bëhet shembull që marrëveshjet për rrjetin 5G të përhapen edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Kryeministri Edi Rama

Në mungesë dhe me porosi

Zëvendëskryeministri

Erion Braçe

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!