Berisha/ Felaj: Mbështes dhënien e autorizimit, deputetët janë intimiduar! Bushka: Askush nuk mund të sfidojë drejtësinë

schedule16:08 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 16:08 - 18 Dhjetor, 2023

SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, ku edhe u diskutua për heqjen e imunitetit në fjalën e saj Ermonela Felaj tha se mbështet dhënien e autorizimit dhe se nuk duhet të ketë dykuptimësi.

“Kjo mbledhje në sjelljen e vet duhet të jetë serioz dhe i referuar në rregulloren e Kuvendit. Ky është një detyrim sepse jemi organi nga ku buron ligji. Qasja e kuvendit sa i takon imunitetit ka ndryshuar në vite. Kur janë diskutuar ndryshimet kushtetuese në 2012 kam qenë në diskutime, sjell në vëmendje që në vitin 2016 kur bëmë reformë në drejtësi miratuam edhe një pakete ligjesh dhe aty Kuvendi ndëryn në Kushtetutë për çështjen e imunitetin, në Kodin e procedurës penale. Dhe kur ndërhyn në atë ligj i pari është autorizimi për të lejuar marrjen e masës së sigurimit. Aty kemi thënë që po deputetët kanë imunitetit, por vetëm për arrestin në burg, arrestin në shtëpi apo kontroll banese. Për të gjithë të tjerat nuk kanë autorizim. Neni 289 i Kodit të Procedurës Penali, ka thënë që për arrest në shtëpi duhet masë nga Kuvendi.

Pra në këtë qëndrimin këtu, kur është votuar ky ligj si pjesë e paketës së ligjeve të reformës në drejtësi, në ketë që jemi nuk kemi marrë pjesë. Tre nga ne kemi qenë pjesë e qeverisë. Gjykimin e kemi të pastër dhe mbi bazën e asaj që lexojmë. Kërkesa e Prokurorëve kishte përpjekje për tu marrë me faktin.

Ne nuk mund të gjykojmë më mbi faktin, nga prokurorët u pretendua që zoti Berisha ka shkelur detyrimet e masës. Por edhe nevojat e sigurimit janë rënduar, sepse Berisha është duke mobilizur njerëz, po i sjell në godinën e Kryesisë së Kuvendit, për të bllokuar Kuvendin. Kërkohen të intimidohen deputetë, nuk kanë ardhur sot këtu për të marrë pjesë në një këshill edhe pse kanë premtuar se çdo kërkesë që vjen nga SPAK ta respektojnë dhe deputetët të mos kenë imunitetin, por nuk vijnë sepse janë të intimiduar. Unë e mbështes dhënien e autorizimit, jo si pjesë e detyrimit, nuk mjafton vetëm rregullorja e Kuvendit apo premtimet publike. Nëse ne një ditë do t’i nënshtrohemi një diskutimi se si do të vazhdojmë ta mbajmë çështjen e imunitetit, por nuk duhet të ketë më dykuptimësi të rastit”, tha ndër të tjera Felaj.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe deputetja Klotilda Bushka.

“Në aspektin politikë të gjithë ata që mbështesin organin e drejtësisë janë pro mbështetjes së kërkesave të tilla. Duhet të fillojmë atë që duhet të kthehet në normë, sundimi I së drejtës dhe shteti i së drejtës. Ana proceduriale është ai korpus që e bën të jetë i vlefshëm në përputhje me kushtetutën.

Në rastin konkret jemi vënë në lëvizje pas kërkesës së SPAK, ka patur një masë i vendosur me vendim gjykatash për deputetin Berisha që sipas SPAK nuk është respektuar dhe për nevoja të sigurimit, kërkohet të shqyrtohet nga vetë organi i akuzës marrja e një mase më të rëndë. Më pas është vetë SPAK që vlerëson masën. Po i përgjigjemi një kërkesë të organit të akuzës. Për këtë SPAK ka sjellë edhe disa prova, nga ku rezulton se z. Berisha nuk është paraqitur sikundër urdhërohet nga GJykata. Është detyrë e Kuvendit, dhe duhet të shohim a e kemi kërkesë të bazuar në prova?  Në rastin konkret jemi para zëvendësimit të një mase sigurimi personal, faktet janë në dy vendime të gjykatës dhe mbi to kuvendi nuk mund të shprehet. Vendimi i gjykatës nuk interpretohet.

A është bërë kërkesa nën ndikem politike? Nga debati nuk rezulton që prokuroria të ndihet e kërcënuar apo nën presion apo në veprime arbitrare. Nuk ka ndikime të padrejta. Jemi para këtyre kushteve dhe bie dakord me Felaj, veprojmë në kuadër të kushtetushmërisë  duhet të mbizotërojë ajo që ligji është i barabartë për të gjithë. Askush nuk mund të sfidojë drejtësinë” u shpreh ajo.