Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron drejtuesit në 4 prokuroritë e rretheve 

schedule16:39 - 27 Shtator, 2019

schedule 16:39 - 27 Shtator, 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar projekt–vendimi për caktimin e përkohshëm të drejtuesve të disa prokurorive konkretisht Edmond Karriqi, në krye te  Prokurorisë së Kukësit, Arben Dyla në krye të  Prokurorisë së Lushnjës. Vjoleta Shkurta në krye te  Prokurorisë së Fierit dhe Alma Bramo në krye të  Prokurorisë së Pukës.

KLP gjithashtu miratoi projekt-vendimet pёr ndёrprerjet e caktimeve tё përkohshme tё 13 prokurorёve tё caktuar nё Prokuroritё e juridiksionit tё pёrgjithshёm dhe i ka rikthyer ata në organet e akuzës ku kishin emërimin.  Me shumicë votash është miratuar rregullorja “Pёr procedurën e verifikimit tё kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin, emërimin si magjistrat dhe caktimin nё pozicion tё kandidatёve pёr prokurorё, si dhe zhvillimin e karrierёs sё prokurorёve”.

Anëtarët e këshillit kanë shtyrë për në mbledhjen e ardhshme projekt-akti “Për rregullat për garantimit e mbrojtjes së detyrueshme”, pasi vendosën vlerësimin e saj në grupet e punës. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!