Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këshilli i Komunës së Tetovës propozon tri ditë zie për viktimat nga zjarri në spitalin Covid

schedule10:37 - 9 Shtator, 2021

schedule 10:37 - 9 Shtator, 2021

Këshilli i Komunës së Tetovës është duke mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme pas zjarrit që ra në Spitalin Modular Covid. Mediat në vend raportojnë se do të shqyrtohet propozimi me rend dite për shpalljen e tri ditëve ditë zie në këtë komunë në nder të viktimave.

“Propozim-vendim për shpalljen e 9, 10 dhe 11 shtatorit 2021 ditë zie në Komunën e Tetovës për shkak të personave që kanë humbur jetën në zjarrin me datë 0809.2021”, thuhet në propozim.

Kujtojmë se në momentin që ra zjarri, në spitalin modular po merrnin trajtim 26 pacientë. Prej tyre, 14 nuk mundën të mbijetonin dhe 12 kanë përfunduar në spital. Stafi mjekësor ka marrë vetëm lëndime të lehta. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!